E xhiron sulmin e ariut me kamerë,shpëton mrekullisht – (Video)
- TheAlbanian Times
- May 27, 2017
- 1 min read
Në YouTube është postuar një video e gjuetarit kanadez Richard Wesley, të cilin e ka sulmuar një ari i zi.
Për fatin e tij, ai ka arritur të zmbrapsë sulmin dhe të nxirret me vetëm disa lëndime të vogla, transmeton Zeri.info.
Kur e ka vërejtur ariun, ai ishte munduar ta frikësoj atë me britma, por kjo kishte kundër efekt dhe vetëm sa kishte tërhequr më shumë vëmendjen e ariut. Wesley ishte i armatosur me hark dhe shigjetë, por kjo nuk i ka kryer punë.
Ata kanë përfunduar duke u përleshur në tokë, ndërsa kamera në ato momente ishte e kthyer në anën e kundër të tyre.
Pas 15 sekondave, Wesley sërish e kap kamerën dhe tregon se çdo gjë është në rregull. “Është dashur ta qëlloja më herët me shigjetë”, ka deklaruar gjuetari i mbushur me frymë.
Ariu i zi është lloji më i vogël por më i numërt në Amerikën e Veriut. Mashkulli i rritur peshon deri në 250 kilogramë, ndërsa femra deri në 170 kilogramë. Ata janë shumë agresivë./ZERI
Comments