Dasma e menaxherit të Babastars mblodhi gjithë të njohurit, ja si ishin veshur çiftet
- TheAlbanian Times
- May 27, 2017
- 1 min read
Menaxheri i Babastars Dekorim Sahiti është martuar mbrëmjen e djeshme. Në dasmën e organizuar në Prishtinë, kanë qenë të ftuar shumë nga këngëtarët e studios së njohur muzikore, kolegë të tjerë me partneret e tyre, prezantues dhe personazhe të njohur të muzikës dhe televizionit në Shqipëri e Kosovë.
Dekorim Sahiti është vëllai i stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, i cili së bashku me partneren përbënte një nga çiftet e njohura në dasmë, por nuk ishin të vetmit.
Getoar Selimi, këngëtari i njohur i Babastars, ishte i pranishëm me të fejuarën e tij, Marina Vjollca e veshur me një fustan të zi, e kombinuar me partnerin.
Nora Istrefi kishte veshur një krijim të Valdrin Sahitit, një fustan të gjatë në ngjyrë të gjelbër, ndërsa partneri i saj, Roberti kishte zgjedhur një smoking klasik.
Në festë ishte i ftuar dhe Flori Mumajesi i cili këndoi këngën Të dua, si dhe prezantuesja nga Kosova, e përfolur për një marrëdhënie me të, Liberta Spahiu. Nga videoja e publikuar nga Liberta shohim edhe fustanin dhe aksesorët prej princeshe të protagonistes, nuses.
Edhe Geti interpretoi, hit popullor madje.
Comments